Çfarë i pengon Arminën dhe Shkëlzenin të martohen? Rrëfehet blogerja dhe tregon detaje nga jeta... (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:05 12-02-2017 Çfarë i pengon Arminën dhe Shkëlzenin të martohen? Rrëfehet blogerja dhe tregon detaje nga jeta... (VIDEO)

Blogu,biznesi, udhëtimet e angazhimet e njëpasnjëshme, për Armina Mevlanin janë bërë pjesë e pandarë e jetës, por duket se ato janë edhe pengesa më e madhe për ceremoninë e ëndërruar të martesës. Blogerja e njohur dhe partneri i saj Shkëlzen Berisha, jetojnë më shumë se 4 vjet një dashuri të lumtur, e cila, edhe pse është vënë shpesh në sulme mediatike, nuk ua ka zbehur aspak lumturinë fëmijërore që ata kanë për njëri-tjetrin.

 Në një intervistë të fundit për "Prive", Armina tregon se martesa është një temë që po preket gjithmonë e më shpesh mes çiftit: “Është një gjë që vit pas viti diskutohet. E vetmja gjë që na ka ndaluar për të vazhduar në këtë hap kanë qenë angazhimet. Pikërisht sepse duam që të jetë diçka shumë speciale. Për shkak të angazhimeve, kemi menduar që të vijë në një moment kur gjërat të jenë të qeta dhe ne të jemi të qetë për ta organizuar ashtu siç e kemi ëndërruargjithmonë…” – tregon ajo për planet e martesës.

Megjithatë, nuk është çudi që edhe para martesës ajo dhe Shkëlzeni të bëhen prindër: “E di, shumë njerëz e bëjnë, por unë gjithmonë e kam ëndërruar çdo gjë me hapat e veta: fejesa, martesa, pastaj fëmijët. Nëse kjo do jetë diçka që do të ndodhë para se ne të jemi kurorëzuar, sigurisht që nuk do e kem problem që të ndodhë fëmija para martese. Si të jetë e shkruar dhe nuk është se e mendoj shumë këtë gjë. Nëse do vijë, do jetë i mirëpritur…”.

Përsa i përket lajmeve të publikuara në media, Armina ka thënë që nuk i merr për bazë pasi është shumë e lumtur pranë Shkëlzenit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031764030456543
array(1) { ["section"]=> string(106) "cfare-i-pengon-arminen-dhe-shkelzenin-te-martohen-rrefehet-blogerja-dhe-tregon-detaje-nga-jeta-video-68489" }