Çfarë janë këto njolla të shndritshme në planetin Ceres? NASA kërkon mendimin tuaj

Publikuar tek: bota, më 15:34 10-06-2015 Çfarë janë këto njolla të shndritshme në planetin Ceres? NASA kërkon mendimin tuaj

Imazhet e reja nga planeti xhuxh Ceres, të fotografuara nga anija hapësinore “Dawn” tregojnë me një cilësi më të mprehtë se kurrë më parë, sipërfaqen e mistershme të mbhushur me kratere.

Por ajo që është akoma më e mistershme dhe për të cilën shkencëtaret e NASA-s nuk kanë ende një përgjigje, janë disa njolla të shndritshme në sipërfaqen e planetit xhuxhu. Për këtë, në formën e një “quiz-i” NASA ka kërkuar edhe mendimin e opinionit publik.

"Njollat ​​e shndritshme në këtë konfigurim e bëjnë planetin Ceres unik nga çdo gjë që kemi parë në sistemin diellor. Ekipi i shkencëtarëve është duke punuar për të kuptuar burimin e tyre. Refleksioni nga akulli është kandidati kryesor në mendjen time, por ekipi vazhdon të konsiderojë mundësitë të tilla si kripa. Me pamje më të afërta nga nga kënde të ndryshme, ne së shpejti do të jemi në gjendje për të përcaktuar natyrën e këtij fenomeni enigmatik," tha Chris Russell, shkencëtari kryesor për misionin “Dawn” në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026999950408936
array(1) { ["section"]=> string(87) "cfare-jane-keto-njolla-te-shndritshme-ne-planetin-ceres-nasa-kerkon-mendimin-tuaj-13208" }