Gjatë ditës së sotme Bashkia Tiranë organizoi aktivitete të shumta për Ditën e Verës.
Rrugët e kryeqytetit u dyndën nga njerëz të cilët festuan dhe shijuan aktivitetet, por ajo çfarë lanë pas është me të vërtetë e hidhur. Mbeturina dhe vetëm mbeturina kudo.
Po çfarë taksirati kanë gratë të cilat kanë moshën e nënave tona që duhet të pastojnë mbetjet që lëmë? Pak respekt për veten, njëri-tjetrin dhe vendin ku jetojmë bashkë! /Newsbomb.al/