Çfarë ka ndodhur me marrëveshjen e 18 majit, Balla zbulon se cili është komunikimi mes PD dhe PS

Publikuar tek: politike, më 23:36 13-11-2017 Çfarë ka ndodhur me marrëveshjen e 18 majit, Balla zbulon se cili është komunikimi mes PD dhe PS

Marrëveshja e shumëpërfolur PD-PS e 18 majit e arritur pas një takimi të gjatë kokë më kokë mes Ramës dhe Bashës në selinë e Kuvendit.

Por a po vazhdon kjo marrëveshje edhe sot? Për kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla aktualisht mungon komunikimi mes dy partive.

Ilva Tare: A është ende në fuqi marrëveshja PS-PD?

Taulant Balla: Që të jetë në fuqi duhen dy palë. Prej seancës së parë të Kuvendit, e kemi ftuar PD-në që të bashkëpunojmë për reformat. Sot është e pamundur të komunikojmë me Partinë Demokratike.

Ilva Tare: Me Lulzim Bashën jo me PD-në?

Taulant Balla: Për mua, PD dhe Lulzim Basha janë e njëjta gjë. Mund ta them publikisht se nuk ka një  komunikim PS, PD. Unë kam dalë në emër të Partisë Socialiste dhe kam iniciuar formatin e kësaj marrëveshje. Bëhet fjalë për sistemin zgjedhor, mund të jenë ekspertët. Sot është e pamundur të ketë një komunikim normal me Partinë Demokratike. Për konstituimin e Komisionit të Reformës zgjedhore është e paimagjinueshme që Lulzim Basha thotë se nuk mund të ketë reformë zgjedhore me këtë Parlament dhe me këtë qeveri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030238151550293
array(1) { ["section"]=> string(101) "cfare-ka-ndodhur-me-marreveshjen-e-18-majit-balla-zbulon-se-cili-eshte-komunikimi-mes-pd-dhe-ps-99450" }