Çfarë kërkojnë kinezët për Shqipërinë në internet? Harta që tregon steriotipet e kombit gjigand

Publikuar tek: aktualitet, më 17:03 20-08-2015 Çfarë kërkojnë kinezët për Shqipërinë në internet? Harta që tregon steriotipet e kombit gjigand

Pse u prishën marrëdhëniet mes Kinës dhe Shqipërisë? Kjo është pyetja që bëjnë më së shumti kinezët në lidhje me Shqipërinë kur kërkojnë në motorin më të madh të kërkimit të përdorur në vendin e Lindjes së Largët, Baidu.

Historia e marrëdhënieve që regjimi komunist vendosi disa dekada më parë dhe prishja e tyre vijojn të mbetet ende interesante për shumë kinezë.

Sa u përket fqinjëve tanë kinezët janë të interesuar vetëm për Greqinë, ku fjala me të cilën identifikohet shteti helen është “trokë”. Sa i përket Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi apo Serbisë, këto vende duket se nuk janë tërheqëse për kinezët, pasi nuk rezulton asnjë e dhënë në kërkim.

Italia është dobët, Zvicra neutrale, Gjermania vret hebrenjtë, në Francë ka shumë njerëz me ngjyrë, Ukraina i ka femrat e bukura, Rusisë i pëlqen të luftojë, Polonia urren Kinën apo Turqia i kundërvihet Pekinit janë vetëm disa nga steriotipet e kinezëve për vendet e Europës.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Video e pajtimit të Trimit me Mondën, shkëmbejnë puthje dhe i japin “besën” njëri-tjetrit
Publikohen fotot pak pas shpërthimit që plagosi 21 persona në “Don Bosko” »
Article Logic
Execution time: 0.011460065841675
array(1) { ["section"]=> string(100) "cfare-kerkojne-kinezet-per-shqiperine-ne-internet-harta-qe-tregon-steriotipet-e-kombit-gjigand-18816" }