Çfarë kishte brenda qeses që u gjet e braktisur pranë vendit ku u vra Artan Cuku

Publikuar tek: aktualitet, më 20:16 10-04-2017 Çfarë kishte brenda qeses që u gjet e braktisur pranë vendit ku u vra Artan Cuku

Dy ditë më parë, në atentatin që i mori jetën ish -drejtorit të Policisë së Vlorës Artan Cuku, kanë marrë pjesë së paku dy autorë që e kanë qëlluar me dy armë të ndryshme.

Burime nga grupi hetimor, kanë arritur të ndërtojnë dinamikën e krimit që i mori jetën komisarit.

Njëri prej atentatorëve ka qëndruar brenda hyrjes së pallatit, i ulur në shkallë, ndërsa tjetri jashtë pallatit, duke vëzhguar lëvizjet e Cukut.

Autorët dyshohet se kanë komunikuar me njëri-tjetrin me mesazhe, personi që ndodhej jashtë  informonte  bashkëpunëtorin brenda.

Ndaj Artan Cukut është qëlluar 7 herë me dy pistoleta, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes, rezulton se dy predha të kalibrit 9 mm kanë goditur murin.

QESJA ME RROBA

Kontrollet në zonën e ngjarjes dhe përreth kanë vazhduar  edhe gjatë ditës së djeshme kontrolle në zonën përreth. Në kërkim të armëve të krimit  ,efektivët e rëndit kanë gjetur një qeskë me rroba pranë postës nr 8,jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Të dyshuara si veshjet e ndonjërit prej autorëve , ato janë dërguar për analiza shkencore në Laboratorin e Kriminalistikës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja si humbën 26 dokumente të cilësuara “sekret shtetëror” në Ministrinë e Brendshme. Zbulohet përmbajtja
Shkrimtari kritikon Bashën në çadrën e protestës: Ti nuk je Hamleti, po raskapit dhe lodh përditë popullin »
Article Logic
Execution time: 0.01042103767395
array(1) { ["section"]=> string(86) "cfare-kishte-brenda-qeses-qe-u-gjet-e-braktisur-prane-vendit-ku-u-vra-artan-cuku-74739" }