Çfarë konsideroni humbje në 25 prill? Kryemadhi: Nëse ikin të rinjtë nga vendi, se ne me ata mbahemi...

Publikuar tek: politike, më 21:24 24-11-2020 Çfarë konsideroni humbje në 25 prill? Kryemadhi: Nëse ikin të rinjtë nga vendi, se ne me ata mbahemi... Monika Kryemadhi

Kryetarja e rizgjedhur e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë sot në “open” se humbje për të në zgjedhjet e 25 prillit do të ishte nëse deri në atë kohë ikin shumë të rinj nga vendi, pasi LSI konsiderohet si partia e të rinjve.

Më tej, lidhur me zgjedhjet brenda partisë, të cilësuara pa ambicie dhe pa garë, Kryemadhi tha se do të konsideronte humbje nëse nuk do të konfirmohej nga 50% e anëtarësisë.

Vasili: Ku ndryshoni nga Edi Rama?

Kryemadhi: Ndryshimi im me Edi Ramën është që votimet e Ramës janë farsë, ja kemi 30 qershorin. Dhe kur kishte mundësi të kandidonte me një kandidat, e kishte fitoren në xhep, ai zgjodhi ata të inkriminuarit. Kur u hap gara në LSI mediat nuk kanë qenë të fokusuara. Dhe megjithatë garat tek ne nuk janë për të ngritur kultin e individit.

Gara reale e jona do jetë 25 prilli. Zgjedhjet jo vetëm që do krijojnë ridimensionim brenda LSI-së, por dhe te partitë e tjera. Objektimi ynë në zgjedhjet e ardhshme përveç objektiv numrash, është e rëndësishme që ne ofrojmë standart të ri.

Abilekaj: Çfarë do të thotë humbje për ju?

Kryemadhi: Humbje për LSI është largimi i 100 mijë të rinjve nga Shqipëria, fitore është rikthimii tyre.

Vasili: Kjo është politikë, sa mandate duhet të merrni që të quheni humbës apo fitues.

Sulo: Këtu te ju s’ka zgjedhje si alternativë. Asnjë nga figurat e shquara me eksperiencë që keni dhe asnjë nuk garon.

Dyrnjaja: Çfarë do të konsideronit humbje në këto zgjedhje brenda partisë?

Kryemadhi: Nëse nuk do konfirmohesha nga 50% e anëtarëve. Prit t’ju them diçka, pse them që quaj humbje ikjen e të rinjve. Sepse ne partia e të rinjve jemi, po ikën ata nuk mbahemi dot.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-deputeti i LSI bën deklaratën e fortë në Euronews: Qeveria ka përdorur fondet e rindërtimit për paga
Monika Kryemadhin e SFIDOJNË ‘live’: Vij unë dhe kandidoj për kryetar të LSI-së »
Article Logic
Execution time: 0.010238170623779
array(1) { ["section"]=> string(104) "cfare-konsideroni-humbje-ne-25-prill-kryemadhi-nese-ikin-te-rinjte-nga-vendi-se-ne-me-ata-mbahemi-228992" }