Çfarë mendonte Mehmet Shehu për Kadarenë? Ja si përgjigjet Bashkimi

Publikuar tek: aktualitet, më 07:51 15-03-2017 Çfarë mendonte Mehmet Shehu për Kadarenë? Ja si përgjigjet Bashkimi

Pasi i ati e kishte ndaluar të dilte natën vonë dhe të takohej me Ismail Kadarenë, bashkë me Marjetën, Bashkim Shehu shkoi drejt e te shtëpia e shkrimtarit.

I rrëfeu për bisedën me të atin, me frikën se përgjohej. Ismaili fillimisht e priti me buzëqeshje, por pastaj u ndje i fyer prej akuzave të Mehmet Shehut, sipas të cilave ai synonte të lidhej me udhëheqësit e lartë. Në librin e tij, të botuar 20 vjet më parë, “Vjeshta e ankthit”, Bashkim Shehu rrëfen për vjeshtën e fundit të të atit, por edhe të gjithë familjes Shehu, si njerëz të lirë. Ndoshta me naivitet ai e pjesëtarë të tjerë të familjes (ndoshta jo Mehmeti), mendonin se me prishjen e fejesës së Skënderit me Silvën dhe ca takimeve të njëpasnjëshme me Enver Hoxhën, gjithçka ishte rregulluar dhe kthyer normalitetit.

Mehmet Shehu u bënte moral djemve për mënyrën se si duhej të silleshin e me kë duhej të rrinin. Një ndër ata që duhej të evitonin ishte pikërisht shkrimtari Ismail Kadare, që, sipas Mehmet Shehut, synonte të mbërrinte te “sekretet shtetërore” shkruan Panorama. Me një përkujdesje prindërore dhe me shpresën se gjithçka do të rregullohej, në një tjetër bisedë atë­bir, Mehmeti i thotë Bashkimit që të mos dilte kafeneve për nja 6 muaj, pasi kështu ishte më mirë. I biri do ta kishte dëgjuar, nëse gjërat nuk do të kishin shkuar, ashtu si tashmë është e njohur.Ky rrëfim risillet nga “Panorama”, pas botimit të shënimeve të Ditarit të Enver Hoxhës, ku tregonte mbi historinë e fejesës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sillnin makina luksi nga BE drejt Shqipërisë, në kërkim banda e trafikantëve
Flet ish-kreu i SHISH: Largimi i Tahirit dhe Klosit i çuditshëm, por s’u bë për çadrën »
Article Logic
Execution time: 0.011495113372803
array(1) { ["section"]=> string(72) "cfare-mendonte-mehmet-shehu-per-kadarene-ja-si-pergjigjet-bashkimi-71931" }