Çfarë ndjen njeriu në prag të vdekjes?

Publikuar tek: bota, më 09:07 08-07-2015 Çfarë ndjen njeriu në prag të vdekjes?

Në prag të vdekjes njerëzit ndjehen të “përmbytur” nga ngrohtësia, kënaqësia dhe një stuhi emocionesh. Por çfarë ndodh brenda trupit në atë moment?

Shkencëtarët kanë përdorur skanime EEG për të studiuar trurin e pacientëve që janë në prag të vdekjes. Ata kanë vënë re një shpërthim të energjisë elektrike në tru që zgjat midis 30- 180 sekonda.

Ata kaën vënë re gjithshtu një çlirim të madh të neurotransmetuesit, përfshirë edhe dopaminën (e cila prodhon një ndjenë kënaqësie) dhe norepinefrinë ( e cila shkakton një ndjenjë vigjilence).

Shumë studiues besojnë se ky hov i energjisë dhe çlirimi i kimikateve janë komponentët e një përvoje pranë-vdekjes, të cilën e kanë përjetuar më shumë se 3% e popullsisë amerikane.

Një nga shenjat e saj kryesore është eksperienca e pacientit se po udhëton përgjatë një tuneli drite. Megjithatë shkencëtarët mendojnë se kjo është rezaultat i bllokimit të rrjedhës së gjakut në sy.

Njerëzit të cilët kanë përjetuar një përvojë pranë-vdekjes raportojnë fenomene të çuditshme shqisore, të tilla si fragmente kujtimesh nga e shkuara e largët., të cilat, shkencëtarët nuk mund ti shpjegojnë plotësisht.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069639682769775
array(1) { ["section"]=> string(43) "cfare-ndjen-njeriu-ne-prag-te-vdekjes-15579" }