Gazetari Andi Tepelena ka publikuar një foto me një pamje të përditshme në sportelin e Ambasadës Amerikane.
Është alarmante fakti që dhjetra persona, me shkollë të mesme, pedagogë, artistë etj... ikin çdo ditë nga Shqipëria. Gazetari shprehet se ‘batakcinjtë e tranzicionit që mbyllin pazaret në emër të partive të tyre jo të qytetarëve të ndershëm se vetëm ato nuk pyeten tashmë, këtë duan..”.
REAGIMI I PLOTË i Andi Teplelenës:
Miq kjo eshte pamja e perditshme ku kaloj prane sportelit te Ambasades Amerikane.
Jane me dhjetra çdo ditë që paraqiten të marin vizën pasi kanë fituar llotarinë amerikane. Kryesisht janë shtresë e mesme, profesioniste, pedagoge, pasuniversitar, artiste, inxhiniere, juriste, shqiptare te zhgenjyer nga ky realitet.
Bijtë Katovices dhe batakcinjtë e tranzicionit që mbyllin pazaret në emër te partive te tyre jo te qytetareve te ndershem se vetem ato nuk pyeten tashme, kete duan..
Ta çpopullojne kete vend, te mbjellin mungesen e shpreses, shpirtin fatalist, dhe mos te mendojne tjeter se te ikin nga syte kembet nga ky vend. Lum kush te rroje ta shoh Zonje. /Newsbomb.al/