Çfarë nuk u dëgjua në konferencën e Tahirit, gazetari provokon për TELEFONIN e Artan SANTOS

Publikuar tek: aktualitet, më 13:52 03-05-2018 Çfarë nuk u dëgjua në konferencën e Tahirit, gazetari provokon për TELEFONIN e Artan SANTOS Saimir Tahiri, ish- ministër i Brendshëm dhe Artan Santo, ish-bankieri i ndjerë

Ditën e sotme Saimir Tahiri përmes një konference të papritur, pasi u shpalli ‘luftë’ të gjithëve në rrugën e tij për drejtësi, dorëzoi edhe mandatin e tij si deputet i Kuvendit në funksion të një hetimi të plotë.

Por ajo që nuk u dëgjua në kamera e s’u pa në televizor ishte momenti kur gazetari Bledi Mane, i pranishëm në konferencë, siç shkruan newsbomb.al, e ka pyetur ish ministrin e Brendshëm për një detaj që lidhet me vrasjen e bankierit Artan Santo; telefonin.

“O Saimir, po atë telefonin e Tan Santos kush e ka?” pyeti Bledi Mane por pa marrë përgjigje, transmeton newsbomb.al.

E në fakt, telefoni i Artan Santos është një mister më vete, ashtu sikurse edhe vrasja e pazbardhur e tij në mes të bllokut më 26 qershor 2014.

Telefoni që përmend gazetari ndoshta do hidhte më shumë dritë rreth ngjarjes dhe autorëve të saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024832963943481
array(1) { ["section"]=> string(97) "cfare-nuk-u-degjua-ne-konferencen-e-tahirit-gazetari-provokon-per-telefonin-e-artan-santos-119305" }