Çfarë nuk u pa dje nga kamerat, kontrolli imtësishëm dhe ndalimi i ofendimeve për serbët (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:46 09-10-2015

Dje “Elbasan Arena” ishte tërëisht nënkontrollin e policisë. Kontrolli që iu bë tifozëve ishte aq i imtësishëm sa i kalonte caqet e normales.

Nga dy herë janë detyruar tifozët të heqin këpucët përpara policëve, për të eveituar futjen e çdo sendi të ndaluar brenda stadiumit. Vetëm celularët dhe çelsat e makinave u janë lejuar tifozëve të mbajnë me vete.

Gjithashtu, çdo tifozë është kontrolluar për rrobat që mbante veshur. Ndalimi që iu bë simboleve të shtetit të Kosovës apo simboleve të tjera, i shtynte policët që të kontrollonin edhe kanatjeret e tifozëve. Më të bezdisur nga kjo situatë kanë qenë ata persona që kanë pasur bluze me mbishkrime në gjuhën angleze të kompanive të ndryshme të veshjeje, ndërkohë që duhet të prisnin që disa policë njëkohësisht të përkthenin atë që ishte shkruajtur.

Sikur të mos mjaftonin gjithë këto masa dhe kufizime, në shkallët e stadiumit policia ka ndërhyrë disa herë ndaj tifozëve shqiptarë që nëpërmjet thirrjeve apo gjesteve ofendonin futbollistët serbë.

Një shqetësim i madh gjatë përballjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë, ka qenë shiu që ka shoqëruar pothuajse gjithë ndeshjen. Përpara fillimit të saj, shumë tifozë janë grumbulluar në tualetet e stadiumit apo në hapësirën e vogël të mbuluar në portat hyrëse, për t’i shpëtuar shiut që disa herë ka qenë i rrëmbyeshëm.

Në fund, tifozët shqiptarë, të zhgënjyer nga ekipi i tyre kanë nisur të hedhin në fushën e lojës qeleshet që ndodheshin në stadium. 

Lexo edhe: Ja si u prit himni serb në stadium, fishkëllima dhe britma kundër të tifozëve shqiptare (Video)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kaos në autostradën Tiranë-Durrës, makinat parkohen anës rrugës, policia e pafuqishme
Ballist Morinën e spiunuan për armët, ‘’një njeri i panjohur’’ tregoi sekretin »
Article Logic
Execution time: 0.011472940444946
array(1) { ["section"]=> string(99) "cfare-nuk-u-pa-dje-nga-kamerat-kontrolli-imtesishem-dhe-ndalimi-i-ofendimeve-per-serbet-video-22741" }