Çfarë nuk u pa nga samiti, grekët e konsiderojnë Ramën ish-ministër të Jashtëm që nga 2013-ta, ja si përgjigjet kryeministri (BATUTA-VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:15 29-10-2019 Çfarë nuk u pa nga samiti, grekët e konsiderojnë Ramën ish-ministër të Jashtëm që nga 2013-ta, ja si përgjigjet kryeministri (BATUTA-VIDEO) Rama duke folur në samit

Me një situatë jo shumë të këndshme është përballur ditën e sotme kryeministri Edi Rama në Samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ligës Arabe, që po mbahet në Athinë.

Drejtuesi grek i samitit e ka quajtur Ramën ish-ministër të Punëve të Jashtme që nga viti 2013, teksa e ka prezantuar për të folur në podium.

“Do të mirëpresim kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i 33-të i Shqipërisë dhe ish-ministri i i Punëve të Jashtme që nga viti 2013. Ju lutem ta mirëpresim në podium. Zoti kryeministër faleminderit”, i thotë drejtuesi i samitit, ndërsa nuk kishte si të mungonin batutat e të parit të qeverisë.

Rama i bën të qartë se është akoma ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa thotë se ekperienca si ish-ministër e bën më të arrirë.

“Është totalisht e re për mua që të jem ish-ministër i Punëve të Jashtme, por është në rregull. Kurrë s’kam qenë në fakt, s’është problem. Kjo i jep kuptimin e të qenurit i arritur”, i përgjigjet kryeministri dhe më pas falenderon organizuesit e samitit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073931217193604
array(1) { ["section"]=> string(142) "cfare-nuk-u-pa-nga-samiti-greket-e-konsiderojne-ramen-ish-minister-te-jashtem-qe-nga-2013-ta-ja-si-pergjigjet-kryeministri-batuta-video-183939" }