Çfarë paralajmëron Meta? Presidenti nga Korça: Do votoj në 25 prill si çdo qytetar, por nëse ka tentativa për t’i prishur zgjedhjet unë do...

Publikuar tek: politike, më 11:47 23-10-2020 Çfarë paralajmëron Meta? Presidenti nga Korça: Do votoj në 25 prill si çdo qytetar, por nëse ka tentativa për t’i prishur zgjedhjet unë do... Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta thotë se më datë 25 prill do të shkojë në kutinë e votimit dhe do të hedhë votën e tij si çdo qytetar shqiptar. Por Meta pati dhe një paralajmërim.

“Presidenti dëshiron të ketë zgjedhje, të ndjek programet e partive, lidhur me situatën e pandemisë, menaxhimin e saj, taksat, etj. Dhe padyshim presidenti ka votë si cdo qytetar dhe do ta hedh atë në mënyrë të fshehtë në 25 prill. Në rast se do kemi tentativë për të prishur zgjedhjet, dhe për të vendosur në gurë në rrugën e Shqipërisë drejt BE, ai do të jetë me gjithë popullin”, tha Meta.

Gjithashtu, Presiodenti u shpreh se ai është në “një gjatësi vale” me gjithë popullin shqiptar që kërkon paqe dhe integrim.

“Presidenti është shumë i qetë sepse është në një gjatësi vale me gjithë popullin shqiptar dhe gjiothë populli pavararëisht referencave politike apo partiake, kërkon ti jepet fund kësaj krize artificiale dhe kësaj mungese skandaloze të legjitimitetit të gjithë institucioneve. Populli kërkon paqe, qetësi, integrim europian dhe këto nuk mund të arrihen pa pasur një refelektim nga parlamenti aktual”, shtoi ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Projekt buxheti 2021 braktisje e qytetarëve”, PD denoncon: Rama dështoi në krijimin e vendeve të reja të punës
Gazetarja pyet METËN: I ke dhënë pasaportë një të dënuari për 3 vrasje? Presidenti: Unë shoqërohem nga Garda (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.013083934783936
array(1) { ["section"]=> string(142) "cfare-paralajmeron-meta-presidenti-nga-korca-do-votoj-ne-25-prill-si-cdo-qytetar-por-nese-ka-tentativa-per-t-i-prishur-zgjedhjet-une-do-224837" }