Çfarë pjese e Kosovës i kalon Serbisë? Thaçi flet për korrigjimin e kufijve

Publikuar tek: rajon, më 21:40 20-05-2019 Çfarë pjese e Kosovës i kalon Serbisë? Thaçi flet për korrigjimin e kufijve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  është i ftuar mbrëmjen e sotme në në emisionin Open me gazetaren Eni Vasilin.

Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve, duke u shprehur se është një korrigjim i padrejtësisë historike.

‘Ideja është imja pas takimeve me liderët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Duke parë rrezikun ekzistencial në ato treva për banorët e tyre, vlerësoj edhe sot në mënyrë transparente që ato t’i bashkangjiten territorit të Republikës së Kosovës. Është një korrigjim i padrejtësisë historike, i njoh njerëzit dhe kauzën e tyre, prandaj e shoh të nevojshme këtë korrigjim pa cënuar asnjë cm të territorit të Republikës së Kosovës’, deklaroi Thaçi.

Më tej ka shtuar se është për korrigjim, jo për shkëmbim: ‘Këtë ide e kam prezantuar në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe do ta prezantoj edhe në Paris’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.047928094863892
array(1) { ["section"]=> string(81) "cfare-pjese-e-kosoves-i-kalon-serbise-thaci-flet-per-korrigjimin-e-kufijve-165051" }