Çfarë po lexon kryeministri Rama në librin e Zenelit për Gjermaninë?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:04 13-12-2015 Çfarë po lexon kryeministri Rama në librin e Zenelit për Gjermaninë? Edi Rama dhe Ilir Meta ne promovimin e librit me kujtime diplomatike per Gjermanine te Bashkim Zenelit

“Për Gjermaninë, një histori diplomatike dhe Kujtime” është libri i diplomatit Bashkim Zeneli, botim i UET Press dhe i promovuar nga Universiteti Evropian i Tiranës me pjesmarrjen më të lartë të qeverisë, kuvendit, deputetë, pedagogë, staf akademik etj. 

Eshtë eksperienca e një diplomati me karrierë, Bashkim Zenelit, në këtë shtet, ndërkohë që duket se gjithçka thuhet në libër, mund të jetë një bazë e mirë e të dhënave për të gjithë studiuesit e historisë dhe diplomacisë.

Por më i interesuar për librin, dhe atë që është pasqyruar në marrëdhëniet me Gjermaninë, duket kryeministri Edi Rama. Sikurse e dimë të gjithë, ai vlerëson shumë figurën e kancelares gjermane Angela Merkel. Ndoshta Ramës, I cili menjëherë ka shfletuar librin, do t’i interesojë se cilat janë kujtimet e Zenelit për eksperiencën në shtetin më të fuqishëm të Evropës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026262998580933
array(1) { ["section"]=> string(73) "cfare-po-lexon-kryeministri-rama-ne-librin-e-zenelit-per-gjermanine-27646" }