Çfarë po ndodh me Kinën? Vetëm 1 rast të ri në 24 orët e fundit, a duhen besuar shifrat e shtetit që akuzohet se përhapi COVID-19

Publikuar tek: bota, më 11:10 02-05-2020 Çfarë po ndodh me Kinën? Vetëm 1 rast të ri në 24 orët e fundit, a duhen besuar shifrat e shtetit që akuzohet se përhapi COVID-19 Foto ilustruese

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 Kina ka qenë në qendër të vëmendjes për të gjithë botën.

Në fillim sytë ishin nga Kina për të mësuar më shumë rreth koronavirusit, kur COVID-19 nuk ishte përhapur në shtetet e tjera, të cilat po përpiqeshin të merrnin masa paraprake për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në fillim u duke se përhapja e koronavirusit në Kinë do të ishte shumë e madhe, duke parë që popullsia e Kinës është më shumë se 1.4 miliardë njerëz, dhe shteti aziatik ishte vendi ku shpërtheu koronavirusi.

Pas rreth 75 mijë rasteve dhe mbi 3500 viktimave, shifrat në Kinë ndaluan si me magji. Rastet e reja dhe viktimat ishin në numër shumë herë më të vogël se sa raportohej ditët e tjera.

Qytetarët kinezë akuzonin shtetin dhe qeverinë se po fshihte shifrat reale, me videot dhe fotot e shpërndara në internet që tregonin njerëzit që binin në tokë nga sëmundja, edhe kur ishin duke ndenjtur në stacione autobuzi apo në shtëpitë e tyre.

Qeveria komuniste doli shpejt për të mohuar se kishte fshehur shifrat reale, ndaj e justifikoi numrin e vogël të rasteve të reja me masat kufizuese të rrepta që u morën për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Por çështja u vështirësua për Kinën kur Presidenti i SHBA Donald Trump i akuzoi se virusi kishte dalë nga laboratëorët kinezë, duke i fajësuar dhe duke kërkuar dëmshpërblim.

Thirrjes së Trump iu bashkuan shumë liderë të tjerë, mes tyre kancelarja gjermane Merkel dhe Presidenti francez Macron.

Jo vetëm për përhapjen e koronavirusit, por liderët botërorë e akuzuan Kinën edhe për fshehjen e shifrave reale të viktimave dhe të infektuarve, pasi gazetarët kinezë që dezertuan nga vendi i tyre filluan të paraqesin fakte të varreve masive.

Qeveria kineze e vënë në vështirësi përballë akuzave të shumta, gjatë javës së kaluar filloi të flasë për një valë të dytë infeksionesh, ndërsa filloi të raportonte shifra të larta të viktimave dhe infeskioneve ditë pas dite, si për t'u shfajësuar.

E ndërsa bota filloi ta besonte këtë valë të dytë infeksionesh, në 24 orët e fundit Kina raportoi vetëm 1 rast të ri dhe asnjë viktimë, shifra që janë të vështira për t'u besuar.

Kina zyrtarisht ka 82.875 të infektuar dhe 4633 viktima, por qeveria komuniste duket se ka ditur t'i fshehë mjaft mirë shifrat reale, por është nën presionin e SHBA dhe Europës, të cilët duken të vendosur t'i shkojnë deri në fund kësaj çështje.

Komunizmi kinez ka arritur t'i manupulojë qytetarët e tij dhe kjo është e dukshme, ndaj shqiptarët e kuptojnë më mirë se të gjithë propagandën që është duke u bërë në Kinë, pasi jetuan për 45 vite në izolimin e diktaturës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « OBSH përgëzon Kinën për uljen e numrit të rasteve me Covid-19
»
Article Logic
Execution time: 0.012209892272949
array(1) { ["section"]=> string(134) "cfare-po-ndodh-me-kinen-vetem-1-rast-te-ri-ne-24-oret-e-fundit-a-duhen-besuar-shifrat-e-shtetit-qe-akuzohet-se-perhapi-covid-19-204860" }