Çfarë po ndodh mes Babastars-ave, zihen Geti dhe Agoni?

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:00 03-01-2017 Çfarë po ndodh mes Babastars-ave, zihen Geti dhe Agoni?

Prej 20 vite ishin bashkë në një grup, por Getoar Selimi dhe Agon Amiga kanë prishur raportet mes njëri-tjetrin.

Burime të lajmi.net afër dyshes kanë konfirmuar se Geti dhe Amiga nuk kanë raporte të mira dhe kjo gjë më lehtë vërehet në mosmbështetjen e Agonit në projektin e ri të Getoar Selimit ‘Berlusconi’.

Nëse hyjmë në llogarinë e Instagramit të Agonit, nuk ka asnjë postim të këngës së re të Getit dhe kjo për shkak të prishjes së këtyre raporteve.

Akoma nuk bëhet e ditur arsyeja mirëpo edhe pse bashkë në koncerte, dyshja nuk flasin me njëri-tjetrin.

Tashmë pritet të shihet nëse Agoni përfundimisht do largohet nga labeli Babastars, pasi emrin ‘Babastars’ e ka hequr nga Instagrami i tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10303401947021
array(1) { ["section"]=> string(59) "cfare-po-ndodh-mes-babastars-ave-zihen-geti-dhe-agoni-64534" }