Çfarë po ndodh në Elbasan Arena, Rama-Meta, “bosë mediash”, ambasadorë e VIP-a (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:36 08-10-2015 Çfarë po ndodh në Elbasan Arena, Rama-Meta, “bosë mediash”, ambasadorë e VIP-a (FOTO) Igli Tare me kryeministrin Rama

Koordinatori dhe tekniku i Lazios, dikur futbollist i ekipit të Kombëtares ka lënë Italinë për të fluturuar në Elbasan Arena, aty ku për pak pritet të fillojë ndeshja e madhe me Serbinë.

Igli Tare  ndodhet në stadium ku sapo ka mbërritur edhe kryeministri Rama me bashkëshorten e tij Linda Rama.

Ish-sulmuesi i kombëtares ka gjetur rastin të shkëmbejë disa fjalë me kryeministrin Rama lidhur me këtë ndeshje vendimtare. Krah tyre duket edhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi. 

Nuk kanë munguar as “bosët” e mediave, Mero Baze, Andi Bushati, Armand Shkullaku dhe Blendi Fevziu të cilët kanë lënë mënjanë politikat editoriale për t’u bashkuar në Elbasan Arena. Me ta është edhe biznesmeni shqiptar Samir Mane. Sigurisht nuk mungon kreu i FSHF, Armando Duka..

Të gjithë më pas kanë zënë vendet e tyre në stadium për të parë djemtë e kombëtares. Ambasadori gjerman Helmut Hoffman pasi shkëmben ca fjalë me Behgjet Pacollin, shihet teksa kontrollon biletën pasi nuk gjen dot vendin, e ndërsa në krye të rradhës qëndrojnë kryeministri Rama, krah bashkëshortes Linda dhe bashkëqeverisësit të tij, kreut të Kuvendit Meta.

Nuk mungon as ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili duket duke folur në telefon, me siguri i angazhuar për mbarëvajtjen e ndeshjes. Nuk kanë munguar as personazhet e showbizz si Noizy, Flori Mumajesi, Gaz Paja e të tjerë. Noizy ka zgjedhur të rrijë në krah të Fevziut dhe vajzës së tij.

Edhe ish ministri i Financave Ridvan Bode nuk ka munguar në këtë ndeshje deçizive. Të gjithë janë aty mes emocionesh e ankthi në këto minuta lojë që mbajnë mbërthyer gjithnjë e më shumë.

{gallery}VIP-a{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon pjesa e parë Shqipëri-Serbi. Rezultati 0 me 0 (FOTOT)
Përsëritet historia, Shqipëria pëson gol nga Serbia në minutat e fundit shtesë »
Article Logic
Execution time: 0.011374950408936
array(1) { ["section"]=> string(84) "cfare-po-ndodh-ne-elbasan-arena-rama-meta-bose-mediash-ambasadore-e-vip-a-foto-22667" }