Çfarë po ndodh në Kadastrën e Vlorës? Vetëm 4 ditë në detyrë, largohet drejtoresha Viola Hima

Publikuar tek: aktualitet, më 08:35 02-06-2020 Çfarë po ndodh në Kadastrën e Vlorës? Vetëm 4 ditë në detyrë, largohet drejtoresha Viola Hima Ilustruese

Pas vetëm 4 ditëve në detyrë është larguar si drejtoreshë e Kadastrës Vlorë Viola Hima.

Ajo u emërua në këtë detyrë në datën 29 maj, duke zëvendësuar Bilal Aliajn, i cili ishte dorëhequr rreth 10 ditë më parë.

Si duket Kadastra e Vlorës nuk po gjen qetësi pasi lëvizjet e drejtuesve kanë qenë të shpeshta.

Në vetëm 9 muaj në Kadastrën e vlorës janë ndërruar 6 drejtorë, duke nisur nga Florian Almadhi, i cili dha dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë.

Almadhi u zëvendësua nga Alteo Nazëraj, i cili ndejti vetëm 10 ditë si drejtor i Kadastrës së Vlorës.

Pas Nazëraj vendin e drejtorit e mori Elona Hodaj në 19 shtator 2019, por edhe ajo nuk ia doli të qëndronte gjatë në krye të këtij institucioni.

Vensin e Hodaj e mori Taulant Canameti, por edhe ai qëndroi shumë pak në krye të Kadastrës, vetëm 4 muaj.

Canameti u zëvendësua nga Bilbil Aliaj, i cili u dorëhoq vetëm 10 ditë më parë, për t'i lënë vendin Viola Himës, e cila pas vetëm 4 ditëve në detyrë është larguar nga ky institucion.

Tashmë pritet se kush do të jetë i komanduari i radhës në këtë institucion, ndërsa na mbetet vetëm të shohim nëse do ta thyejë këtë "mallkimin".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009505033493042
array(1) { ["section"]=> string(98) "cfare-po-ndodh-ne-kadastren-e-vlores-vetem-4-dite-ne-detyre-largohet-drejtoresha-viola-hima-208718" }