Çfarë po ndodh? Policia zbarkon në tokë e det me forca të shumta dhe qen anti-eksploziv: JA FOTOT

Publikuar tek: aktualitet, më 16:48 29-07-2017 Çfarë po ndodh? Policia zbarkon në tokë e det me forca të shumta dhe qen anti-eksploziv: JA FOTOT

Policia e Shtetit është angazhuar masivisht në të gjitha pikat kufitare të vendit, dogana dhe porte, me qëllim përballimin e fluksit të emigrantëve që pritet të rritet me hyrjen e muajit gusht.

Rreth 25 mijë shtetas, emigrantë, turistë e vizitorë, kanë hyrë në vendin tonë vetëm gjatë 16 orëve të fundit. Ndërsa në të gjitha pikat e kalimit funksionojnë 93 sportele në hyrje-dalje.

Departamenti Për Kufirin dhe Migracionin:

Policia Kufitare në të gjithë vendin vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e Masave  për përballimin e fluksit të hyrje-daljeve nëpërmjet pikave të kalimit kufitar.

Masat kanë konsistuar në drejtim të shtimit të sporteleve,  në infrastrukturë, në burime njerëzore, me qëllim eleminimin e radhëve të gjata, ofrimin e lehtësirave ligjore si dhe një shërbim të kulturuar për të gjithë shtetasit, vizitorë, turistë, emigrantë, udhëtarë që përdorin këto pika kalimi për të hyrë apo për të dalë nga Shqipëria.

Gjatë 16 orëve të fundit, kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë rreth 25 mijë shtetas si dhe rreth 5 mijë automjete.

Në të gjitha pikat e kalimit funkionojnë rreth 93 sportele në hyrje e dalje.

Fluksi më i madh në hyrje është në pikën kufitare Morinë .

Në kuadër të masave që Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë  ka marrë gjatë ditëve të fundit për garantimin e sigurisë në plazhe si edhe për parandalimin dhe goditjen e përdorimit të mjeteve lundruese për trafikimin e lëndëve narkotike, policia ka bërë të mundur ndalimin dhe bllokimin e dy mjeteve lundruese të cilat qarkullonin në hapsirat ujore të palejueshme dhe pa lejen e Policisë Kufitare.

Nga Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë, vazhdon puna për kontrollin e zbatimit të detyrimeve të pushtetit vendor për vendosjen e kufizimeve në plazhet në zonën e Borshit - Lukovës në bazë të detyrimeve të vendimit nr.321 të VKM.

Masa janë marrë edhe për forcimin e shërbimit në kufirin e gjelbër, rritjen e kontrollit në pikat e kalimit  me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme që mund të kryhen duke përfituar nga fluksi i madh i lëvizjeve.

Deri tani në të gjitha  PKK, Stacionet e Policisë Kufitare,shërbimet e brezit të gjelbërt, detare e liqenore  nuk janë shënuar  probleme gjatë hyrje - daljes së shtetasve shqiptarë e të huaj apo shkelje të rregullave të shërbimit.

rt2w4t2wt23tr3.jpg

tw34tw34t4t4ty.jpg

ertrt34t3w4t4t4.jpg

345t34t34t4yrg45r.jpg

gerg5g45hy4.jpg

rt3et345t34t4t.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027399063110352
array(1) { ["section"]=> string(101) "cfare-po-ndodh-policia-zbarkon-ne-toke-e-det-me-forca-te-shumta-dhe-qen-anti-eksploziv-ja-fotot-87733" }