Çfarë po ndodh te Infektivi? Manastirliu: Mes të intubuarve edhe mosha të reja që po luftojnë për jetën

Publikuar tek: politike, më 20:30 09-07-2020 Çfarë po ndodh te Infektivi? Manastirliu: Mes të intubuarve edhe mosha të reja që po luftojnë për jetën Pacient me Covid-19, i intubuar në Spitalin Infektiv

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se gjashtë pacientë janë në gjendje kritike, aktualisht në Spitalin Infektiv, për shkak të komplikacioneve nga koronavirusi.

Manastirliu shprehet se mes të intubuarve ka edhe pacientë në moshë të re. Ministrja bën thirrje për respektimin e masave si vendosja e maskës, ruajtja e distancës dhe higjena.

“Gjashtë pacientë, mes tyre edhe mosha të reja janë të intubuar dhe po luftojnë për jetën në spitalin infektiv, me përpjekjen e madhe të stafit mjekësor, në një betejë shumë të vështirë me virusin e rrezikshëm.

Mos e lejoni që ju apo një i afërmi juaj të përfundojë në spital dhe të rrezikojë jetën nga COVID-19,” njofton Manastirliu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0045959949493408
array(1) { ["section"]=> string(108) "cfare-po-ndodh-te-infektivi-manastirliu-mes-te-intubuarve-edhe-mosha-te-reja-qe-po-luftojne-per-jeten-213369" }