Çfarë po planifikojnë? Kryemadhi ‘darkë sekrete’ me banorët e Astirit (Foto)

Publikuar tek: politike, më 21:13 14-10-2019 Çfarë po planifikojnë? Kryemadhi ‘darkë sekrete’ me banorët e Astirit (Foto) Monika Kryemadhi me banoret e Astirit

Prej disa ditësh protesa e banorëve të Astirit është rindezur pasi vëmendja e qeverisë është rikthyer sërish atje për të prishur shtëpitë e tyre, dhe për të vazhduar projektin e lënë përgjysmë.

Numri i madh i efektivëve të policisë te Astiri por dhe shoqërimi i disa prej banorëve, ka rikthyer vëmendjen e opinionit publik te çështja e tyre, ndërsa dhe aktorët politikë të opozitës janë shfaqur aty. Ishte kryedemokrati Basha ai që u kthye dje te Unaza e Re, pas një mungese disa mujore, ndërsa sot ka shkuar dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

Në foton e siguruar nga newsbomb.al, Kryemadhi shihet me disa prej banorëve të Astirit në një prej lokaleve të zonës, ndërsa mendohet se po diskutojnë për vazhdimin dhe format e aksionit të tyre. Ashtu siç kanë deklaruar dhe vetë banorët, ata do t’i qëndrojnë deri në fund betejës së tyre.

Banorët e Astirit prej muajsh protestojnë për marrjen e dëmshpërblimit për shembjen e banesave të tyre, të cilat preken nga projekti i Unazës së Re.

73020533_2261980880759385_2024545071054979072_n (1).jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2377028465271
array(1) { ["section"]=> string(78) "cfare-po-planifikojne-kryemadhi-darke-sekrete-me-banoret-e-astirit-foto-182060" }