Arbana Osmani pritet të nisë sezonin e dytë të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, duke sjellë çatste të lumtura për të ftuarit e saj.
Është vetë moderatorja ajo që ka zbuluar së fundmi edhe të ftuarin e parë të emisionit.
Ai është aktori i madh Robert Ndrenika. Nëpërmjet postimit të ftesës karakteristike në ngjyrë ari, shihet e shkruar: “Faleminderit që na nderuat me praninë tuaj në program. Përqafime, Arbana”.
Ndrenika së fundmi është kthyer në simbolin e qëndrimit për të gjithë aktorët shqiptarë që kundërshtojnë shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Fjalimi i tij para pak ditësh ngriti në këmbë të madh e të vogël.
Çfarë surprize e këndshme e pret Ndrenikën? E presim plot kurreshtje ta shikojmë.