Çfarë tha përkrahësi i masakrave të Serbisë, shkrimtari Peter Handke kur mësoi se kishte fituar Nobel-in

Publikuar tek: bota, më 20:10 10-10-2019 Çfarë tha përkrahësi i masakrave të Serbisë, shkrimtari Peter Handke kur mësoi se kishte fituar Nobel-in Peter Handke

Shkrimtari austriak Peter Handke, i cili banon në Francë, e ka quajtur “kurajoz” vendimin e jurisë së Nobel-it për ta vlerësuar me çmimin e lartë në Letërsi.

Duke folur jashtë shtëpisë së tij në periferi të Parisit, Handke e përshkroi vlerësimin si “një lloj lirie e çuditshme”.

Ai ishte kundërshtar i sulmeve të NATO-s ndaj Serbisë dhe propagandues i politikave shoviniste serbe.

Bernt Hagtvet, një ekspert i totalitarizmit ka kritikuar ashpër vlerësimin e Handke me Çmimin Ndërkombëtar Ibsen, duke e quajtur si një “skandal të paprecedent”. Shkrimtari i madh Salman Rushdie është shprehur se Handke meriton çmimin “idioti i vitit”.

Në vitin 2009 Handke u nominua për Çmimin Heinrich Heine, por këshilli i Bashkisë së Duseldorfit vendosi të mos aprovojë shpërblimin monetar prej 50 mijë eurosh. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0240318775177
array(1) { ["section"]=> string(110) "cfare-tha-perkrahesi-i-masakrave-te-serbise-shkrimtari-peter-handke-kur-mesoi-se-kishte-fituar-nobel-in-181561" }