Çfarë thonë të dashurat dhe gratë e futbollistëve të kombëtares për Euro2016 dhe partnerët

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:17 18-10-2015

Heronjtë e kombëtares që na çuan në Euro2016 kanë folur shumë gjatë gjithë kësaj kohe për kualifikimin. Por çfarë mendojnë vajzat që janë lidhur me ta?

Prive në Kosovë ka intervistuar disa nga të dashurat e futbollistëve apo gratë e tyre.

Alisa, e dashura e Berat Gjimshitit tregon se me këtë të fundit, ka pesë vjet së bashku. Thotë se është ende e dashuruar me të dhe ndihet shumë e lumtur për këtë arritje.

Qëndresa, bashkëshortja e Migjen Bashës thotë se me bashkëshortin është lidhur në facebook, por më e lumtur ka qenë vajza e tyre. “U mërzita që humbëm në ndeshjen me Serbinë. Në ndeshjen me Armeninë kam qenë shumë e shqetësuar” thotë Qëndresa, e cila thotë se edhe vajza e tyre Alisia është tifoze e të atit të saj. “I shohim në stadium, por edhe në television kur nuk arrijmë të shkojmë” thotë ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033165216445923
array(1) { ["section"]=> string(96) "cfare-thone-te-dashurat-dhe-grate-e-futbollisteve-te-kombetares-per-euro2016-dhe-partneret-23380" }