Çfarë u diskutua në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, zbardhen detajet

Publikuar tek: politike, më 12:18 09-01-2018 Çfarë u diskutua në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, zbardhen detajet

Zbardhen detajet nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste që u mbajt ditën e sotme.  

Elisa Spiropali, zëdhënëse e Kryesisë në selinë rozë, tha se në mbledhje u diskutua organizimi i partisë, ai politik, agjenda qeveritare dhe përparësitë që qeveria e Partisë Socialiste ka për vitin 2018.

“Jemi të vendosur që në këto muaj të punojmë fort për agjendën europiane të Shqipërisë dhe për të bërë të gjitha detyrat e shtëpisë. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me BE. Jemi në një pikë shumë të rëndësishme pavarësisht zhurmës, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të opozitës për të krijuar zhurmë në vend. Ne, padiskutim vënë agjendën e Shqipërisë përpara agjendës politike. Fatkeqësisht kjo nuk është retorika apo politika e opozitës. Ata kanë vendosur të vënë interesin politik përpara interesit kombëtar”- është shprehur Spiropali për gazetarët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01098895072937
array(1) { ["section"]=> string(73) "cfare-u-diskutua-ne-mbledhjen-e-kryesise-se-ps-se-zbardhen-detajet-105944" }