Champions League/ Juventus dhe Real Madrid të pafuqishëm, kualifikohet Lioni dhe M.City (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 23:01 07-08-2020 Champions League/ Juventus dhe Real Madrid të pafuqishëm, kualifikohet Lioni dhe M.City (VIDEO)

Mbyllet faza e parë e 1/16 në Champions League.

Sot në mbrëmje është luajtur Juventus-Lion, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të italianëve, por kjo nuk ka mjaftuar.

Me rezultatin e përgjithshëm 2-2, skuadra që kualifikohet është Lioni i Francës, pasi ka shënuar një gol në fushën kundërshtare.

Dy golat e Cristiano Ronaldos nuk kanë mjaftuar për ta çuar “Zonjën e Vjetër” në çerek finale.

Paralelisht është luajtur edhe sfida mes Manchester City-Real Madrid, e cila ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të anglezëve, duke e çuar në 4-2 rezultatin e përgjithshëm.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010560035705566
array(1) { ["section"]=> string(98) "champions-league-juventus-dhe-real-madrid-te-pafuqishem-kualifikohet-lioni-dhe-m-city-video-216443" }