Charlie Hebdo, revista nxjerr 1 milionë kopje për 1 vjetorin e masakrës me një tjetër provokim

Publikuar tek: bota, më 13:22 04-01-2016 Charlie Hebdo, revista nxjerr 1 milionë kopje për 1 vjetorin e masakrës me një tjetër provokim Kopertina e Charlie Hebdo qe do te dale te merkuren ne treg

Revista satirike Charlie Hebdo ka nxjerrë edicionin që do të përkujtojë një vjetorin e masakrës në zyrat e kësaj reviste janarin e vitit që shkoi me një karikaturë të zotit të gjakosur, me kallashnikov nën titullin: Një vit më pas: vrasësi ende i lirë. 

Një milionë kopje të revistës në edicion special, raporton AFP, do të dalin në shitje të mërkurën në përkujtim të një vjetorit të vrasjes së 12 gazetarëve në zyrat e revistës në Paris, nga dy vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi.

Tetë gazetarë të stafit të Charlie Hebdo ishin në mes të viktimave të 7 janarit 2015, që nxorri në rrugët e Francës miliona njerëz në protest dhe e ktheu publikimin në një simbol të lirisë së shprehjes.

17 persona u vranë në tre ditë të sulmit që kishte targetuar edhe një supermarket që administrohej nga cifutët, duke shënuar fillimin e një sulmi xhihadist në Francë që kulmoi me masakrën e nëntorit në Paris. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045809030532837
array(1) { ["section"]=> string(99) "charlie-hebdo-revista-nxjerr-1-milione-kopje-per-1-vjetorin-e-masakres-me-nje-tjeter-provokim-29119" }