Cherie Blair në Tiranë, siguron kontratën me qeverinë shqiptare, fotot në rrjetet sociale

Publikuar tek: aktualitet, më 22:27 11-03-2015 Cherie Blair në Tiranë, siguron kontratën me qeverinë shqiptare, fotot në rrjetet sociale

Cherie Blair, bashkëshortja e ish kryeministrit britanik Tony Blair gjendet në Tiranë. Prezenca e saj në kryeqytet, në kafenenë e Rognerit bie më shumë në rrjetet sociale, sesa nga një njoftim i posaçëm për shtyp se kush e fton apo përse ka ardhur.

Në fakt nuk është e vështirë të thuhet se pse ka ardhur. Gjithë mediat britanike kanë bërë publik faktin se zonja Blair e cila drejton sot një firmë ligjore “Omnia Strategy LLP” do të mbrojë qeverinë shqiptare në arbitrazh në një prej çështjeve të saj. Kontrata sipas Telegraph është shumë e majme. Pasi qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama punësuan Tony Blair si këshilltar, i erdhi radha zonjës Blair.

Edhe pse në mediat britanike flitej për divorc të çiftit, në prezencën e Cherie në Tiranë nuk dukej se kishte ndonjë element shqetësues.

Sot, në një foto të shkrepur nga Armand Babani zonja Blair shihet në krah të ministres Gjermeni në konferencën për Gruan, rolin e saj në politikë, biznes dhe media.

Më pas ka pasur disa takime të tjera me zyrtarë të fushave të ndryshme. Ka folur për ndërmjetësimin, arbitrazhin etj. Duket se studio e zonjës Blair ka një bashkëpunim me studion ligjore “Haxhia & Hajdari”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot protesta e PD-së para Kryeministrisë e Kuvendit, 1200 policë në gatishmëri
Lirohet pengu, Leonat Gavelli merret në pyetje nga policia e Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.01137900352478
array(1) { ["section"]=> string(92) "cherie-blair-ne-tirane-siguron-kontraten-me-qeverine-shqiptare-fotot-ne-rrjetet-sociale-5608" }