Chris Brown, Enrique Iglesias dhe Dua Lipa performojnë këtë verë në trojet shqiptare

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:35 19-06-2016 Chris Brown, Enrique Iglesias dhe Dua Lipa performojnë këtë verë në trojet shqiptare

Kjo verë do të sjellë në trojet shqiptare tre këngëtarë mjaft të njohur e shumë të pëlqyer në mbarë botën, përfshirë këtu edhe këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila edhe pse ka pak kohë në tregun muzikor, ka arritur të klasifikohet në chart-et më të rëndësishëm të muzikës botërore.

Pavarësisht suksesit në rang ndërkombëtar, Dua Lipa ka vendosur që këtë verë të performojë për publikun shqiptar në Prishtinë. Gjithashtu, miku i Rita Orës, Chris Broën, këngët e të cilit janë shumë të pëlqyera edhe në vendin tonë, do të jetë këtë verë në Shqipëri, për një koncert në Durrës. Ndërsa audienca femërore ka arsye më shumë për t’u gëzuar, po, sepse një ndër meshkujt më të pëlqyer nga femrat në mbarë botën do të jetë i pranishëm në Shkup të Maqedonisë. E kemi fjalën për Enerique Iglesias, këngët e të cilit i kemi dëgjuar e kënduar pafundësisht!

Enerique Iglesias do të jetë i pranishëm në Shkup më 25 Qershor, koncerti do të mbahet në Boris Trajkovski Arena, duke nisur prej orës 21:00 dhe do të mbyllet rreth orës 23:00.

Chris Broën do të jetë i pranishëm në Shqipëri më 8 Korrik, ai do të performojë në qytetin e Durrësit, ndërsa detajet se ku do të mbahet ky koncert ende nuk janë bërë zyrtare.

Dua Lipa do të performojë në vendin e saj të origjinës, Kosovë, më datë 9 Gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë. (Info Media Albania)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021619081497192
array(1) { ["section"]=> string(89) "chris-brown-enrique-iglesias-dhe-dua-lipa-performojne-kete-vere-ne-trojet-shqiptare-43994" }