Chrissy Teigen dhe John Legend humbin foshnjën: Nuk e kishim ndjerë kurrë këtë dhimbje

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:29 01-10-2020 Chrissy Teigen dhe John Legend humbin foshnjën: Nuk e kishim ndjerë kurrë këtë dhimbje

Chrissy Teigen ka njoftuar se ka humbur foshnjën e saj që priste nga John Legend.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë aktorja me anë të një postimi në ‘Instagram’. Aktorja ka publikuar një foto bardh e zi, teksa shihet në lot dhe shkruan se për shkak të komplikacioneve e ka humbur fëmijën e saj.

Aktorja shkruan se ketë dhimbje nuk e kishte ndjerë kurrë, por vetëm kishte dëgjar për të. Në një postim të gjatë Teingen shkruan se edhe pse nuk arriti ta çonte në shtëpi djalin e saj, ai gjithmonë do të jetë pjesë e familjes.

“Ne jemi të tronditur nga kjo dhimbje që vetëm kemi dëgjuar dhe nuk e kishim ndjerë më parë. Nuk arritëm ta ndalonim gjakëderdhjen, pavarësisht qeseve të transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk mjaftonte.

Ne kurrë nuk vendosim për emrat e foshnjave tona deri në momentin e fundit të mundshëm pasi të kenë lindur, pak para se të largohemi nga spitali. Por ne, për ndonjë arsye, kishim filluar ta quanim këtë djalë të vogël në barkun tim Jack. Kështu që ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack do të jetë, përgjithmonë pjesë e familjes sone.

Faleminderit të gjithëve që na kanë dërguar energji pozitive, mendime dhe lutje. Ne e ndiejmë të gjithë dashurinë tuaj dhe ju vlerësojmë vërtet.

Ne jemi kaq mirënjohës për jetën që kemi, për foshnjat tona të mrekullueshme Luna dhe Miles, për të gjitha gjërat mahnitëse që kemi mundur të përjetojmë. Por e përditshmja nuk mund të jetë plot diell. Në këtë ditë më të errët, ne do të pikëllohemi, do të qajmë. Por ne do të përqafojmë dhe duam më shumë njëri-tjetrin dhe do ta kalojmë këtë” shkruan aktorja

Disa ditë më parë për shkak të disa komplikacioneve, Teigen ka pasur emoragji dhe ka qenë e detyruar të shtrohet në Cedars Sinai Medical Center të Los Angeles.

222.JPG11.JPG

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01180100440979
array(1) { ["section"]=> string(92) "chrissy-teigen-dhe-john-legend-humbin-foshnjen-nuk-e-kishim-ndjere-kurre-kete-dhimbje-222311" }