Chuck Norris heq dorë nga aktrimi pas helmimit të gruas, harxhon miliona në spitale

Publikuar tek: bota, më 21:00 10-12-2017 Chuck Norris heq dorë nga aktrimi pas helmimit të gruas, harxhon miliona në spitale

Aktori i njohur amerikan, mjeshtri i arteve marciale, Chuck Norris ka hequr dorë nga aktrimi për t’iu përkushtuar bashkëshortes së tij, Gena O’Kelley e cila u helmua dhe rrezikoi jetën gjatë seancave të rezonancës magnetike.

Çifti ka vendosur të padisë 11 kompani farmaceutike duke i bërë fajtorë për helmimin nga një agjent kontrasti, lëndë që injektohet për përmirësimin e pamjes së organeve të brendshme gjatë skanimit.

Gruaja e aktorit kreu tre seanca rezonance mangetike për monitorimin e artrit rheumatoid, por ata besojnë se agjenti i injektuar shkaktoi helmimin. Ajo pësoi kriza të forta, iu dëmtua mëlçia dhe truri.

Çifti kërkon 10 milion dollarë dëmshpërblim duke thënë se fajtorë nuk janë doktorët, por kompanitë e mëdha farmaceutike që kanë mbajtur sekret efektet anësore së substancës, si dhe deklarojnë mbi 2 milion dollarë shpenzime. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sipas internetit, ka diçka që nuk shkon në këtë foto, e gjeni dot çfarë është?
CEZ ikën nga Bullgaria e Turqia siç bëri në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.011298179626465
array(1) { ["section"]=> string(89) "chuck-norris-heq-dore-nga-aktrimi-pas-helmimit-te-gruas-harxhon-miliona-ne-spitale-102615" }