Çifti i bashkëshortëve rrahin dhe grabisin tregtarin, 75-vjeçari në gjendje të rëndë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:05 09-05-2019 Çifti i bashkëshortëve rrahin dhe grabisin tregtarin, 75-vjeçari në gjendje të rëndë FOTO ILUSTRUESE

Një tregtar rrobash është grabitur mesditën e sotme në qytetin e Peqinit.

Mësohet se një çift bashkëshortësh kanë lidhur dhe kanë dhunuar tregtarin Skënder Beqiri.

Beqiri është përplasur me grabitësit, por këta të fundit e kanë qëlluar në trup dhe e kanë kërcënuar me jetë.

Me pas çifti i bashkëshortëve është larguar me një sasi parash dhe sendesh me vlerë, shuma e të cilëve ende nuk bëhet me dije.

75-vjeçari është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe fatkeqësisht raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sakaq, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011103868484497
array(1) { ["section"]=> string(90) "cifti-i-bashkeshorteve-rrahin-dhe-grabisin-tregtarin-75-vjecari-ne-gjendje-te-rende-163617" }