Çifti i njohur i “Big Brother Albania” bekohet me fëmijë: Tani rrahin tre zemra

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:29 18-02-2017 Çifti i njohur i “Big Brother Albania” bekohet me fëmijë: Tani rrahin tre zemra

Ishte hera e parë në historinë e “Big Brother” që një çift hynte në lojë në të njëjtën kohë në një kompeticion të tillë. Matilda dhe Fatjoni kanë qenë dy nga personazhet më të njohur të “Big Brother 7”, të cilët me lojën e tyre fituan pëlqimin e publikut.

Produksioni kishte menduar një lojë të dyfishtë dhe të vështirë për ta pasi duhej ta mbanin të fshehtë për banorët faktin se kishin më shumë se 10 vite që njiheshin dhe ishin të martuar. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk arriti ta prekte finalen, ata fituan popullaritet.

Tashmë një lajm i mirë vjen prej tyre pasi do të bëhen shumë shpejt prindër. Fatjoni dhe Matilda e kanë dhënë lajmin e mirë përmes një postimi në Facebook, ku shkruajnë: “Tani rrahin tri zemra!”

Miqtë dhe fansat kanë shprehur urimet e shumta për çiftin, i cili shumë shpejt do të bekohet me një fëmijë. Nuk dihet ende në cilin muaj të shtatzënisë është Matilda, megjithatë ne i urojmë të ketë një shtatzëni të mbarë./Blitz.al

matilda-1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072319507598877
array(1) { ["section"]=> string(82) "cifti-i-njohur-i-big-brother-albania-bekohet-me-femije-tani-rrahin-tre-zemra-69177" }