Çifti i pensionistëve kapet me kokainë në vlerë 1 milionë paund në anijen luksoze, të ardhurat e pleqve ishin 885 paund në muaj (NGJARJA, AKUZA)

Publikuar tek: bota, më 12:11 17-09-2019 Çifti i pensionistëve kapet me kokainë në vlerë 1 milionë paund në anijen luksoze, të ardhurat e pleqve ishin 885 paund në muaj (NGJARJA, AKUZA)

Një çift pensionistësh të arrestuar në një anije luksoze me rreth 1 milionë paund kokainë fshehur në valixhen e tyre, kishin një stil jete luksoze, por pa ndonjë mënyrë të dukshme për ta paguar atë, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Roger dhe Sue Clarke, 72 dhe 71 vjeç u burgosën në Norvegji në 2010 për trafikimin e 240 kg rrëshirë kanabisi, në një tjetër lundrim, por më vonë shkuan me anije luksoze me vlerë 18 mijë paund, pavarësisht se jetonin me 885 paund në muaj si pensionistë.

Një ditar i shkruar nga zonja Clarke tregon se ata kanë qenë edhe në Brazil, në Kubë dhe Karaibe.

Ditari po del në procesin gjyqësor që po mbahet në Lisbonë, Portugali, ku ata u arrestuan sërish pasi u kapën me 9 kile kokainë në 4 dhjetor 2018. Çifti u tha autoriteteve se një biznesmen me origjinë xhamajkiane u pagoi atyre pushimet me 6800 paund. Clake pretendoi se biznesmeni i këkroi që të merrte një valixhe të re bosh në St Lucia dhe më pas të blente fruta ekzotike që mund të shiteshin me përfitim të madh në UK.

Çifti që mbahet i ndarë në burgje të ndryshme në Portugali për më shumë se 9 muaj e gjysmë do të përballet me dënimin me 12 vite burg për trafik droge. Dokumentet e gjykatës tregojnë se dy pensionistët bënin një stil jete të pasur, nëpër bingo, me golf apo takime me miq nëpër anije luksoze dhe destinacione ekzotike.

70895373_421385765154567_3454562012875456512_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027844905853271
array(1) { ["section"]=> string(147) "cifti-i-pensionisteve-kapet-me-kokaine-ne-vlere-1-milione-paund-ne-anijen-luksoze-te-ardhurat-e-pleqve-ishin-885-paund-ne-muaj-ngjarja-akuza-178751" }