Zbardhet mënyra se si çifti i turistëve çekë Michael Svatos dhe Anna Kosinova mbetën të vrarë dje në Prekal të Dukagjinit.
Sipas informacioneve më të fundit, vrasësi ka qenë me ta në makinë, duke i qëlluar nga mbrapa kokës me armën, të cilin e kishte fshehur në çantën që mbante.
Dyshohet se autori është marrë nga viktimat në makinë, pas kërkesës së tij për të udhëtuar deri në një farë rruge. Bujaria e turistëve, që rezultoi më pas në krimin barbar ndaj tyre, duket se e ka ndihmuar autorin për të realizuar planin e tij.
Policia gjeti shenjat e gishtrinjëve të autorit në armë. Autori mësohet se nuk mori asgjë nga turistët por u largua nga dritarja. Pasi i ka gjuajtur autori la në makinë çantën dhe kallashnikovin. Autori dyshohet të ketë mbetur i plagosur nga aksidenti i makinës.
“Në automjet janë gjetur gjurmët e autorit. Dy turistët janë qëlluar me nga një plumb pas koke”, deklaron policia.