Tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, por këtë herë në Durrës.
Një 14-vjeçare është përvëluar me ujë të nxehtë, teksa ka ndërhyrë për të shuar konfliktin që po ndodhte mes prindërve të saj.
Adoleshentja A. Xh ka tentuar të shpëtojë nënën nga dhuna e babait, K. Xh 45 vjeç, por ky i fundit ka bërë veprimin e tmerrshëm ndaj, duke i hedhur ujë të nxehtë. Për pasojë vajza është djegur në këmbë dhe është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT në Tiranë.
Policia ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin, i cili mësohet se në momentin e ngjarjes ka qenë nën efektin e elkoolit.