Çifti mbretëror ndan foton e parë me Princeshë Geraldinën, Elia Zaharia mesazh emocionues

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:30 30-10-2020 Çifti mbretëror ndan foton e parë me Princeshë Geraldinën, Elia Zaharia mesazh emocionues

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia kanë publikuar foton e parë të vajzës së tyre, e cila erdhi në jetë pak ditë më parë. Ata e pagëzuan Princeshën me emrin Geraldine.

Përmes një postimi në facebook, Elia Zaharia tregon se së bashku me bashkëshortin e saj po e shijojnë çdo moment të të qenit prindër.

1.jpg

Ndër të tjera ajo thotë se dita e lindjes së Princeshës së vogël ishte emocionuese, pasi erdhi në ditën kur 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë.

11.jpg

Shënimi i plotë i Elia Zaharisë

Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!

Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!

Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këngëtari ironizon qeverinë: Këta nuk dinë si u vodhën 2 milionë euro, e jo më të dinë se a jam unë ose ti me COVID
»
Article Logic
Execution time: 0.011605978012085
array(1) { ["section"]=> string(95) "cifti-mbreteror-ndan-foton-e-pare-me-princeshe-geraldinen-elia-zaharia-mesazh-emocionues-225857" }