Çifti nga Tirana udhëtonte drejt jugut, makina del nga rruga dhe përmbyset, 23 vjeçarja dërgohet me urgjencë në spitalin e Lushnjes (VIDEO NGA VENDNGJARJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:12 10-08-2020 Çifti nga Tirana udhëtonte drejt jugut, makina del nga rruga dhe përmbyset, 23 vjeçarja dërgohet me urgjencë në spitalin e Lushnjes (VIDEO NGA VENDNGJARJA) Foto nga vendngjarja e aksidentit

Një aksident ka ndodhur në fshatin Vajkan në afërsi të Lushnjes, ku automjeti tip "Volksëagem" me të cilin po udhëtonte një çift nga Tirana ka dalë nga rruga dhe ka pësuar aksident.

Si pasojë e aksidentit është plagosur 23 vjeçarja L.S, e cila është nisur me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes.

Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave dhe manovrimi i gabuar i shoferit 30 vjeçar F.P.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 11:15, në aksin rrugor Fier- Lushnjë, në fshatin Vajkan, shtetasi F. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Volksëagen" ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetësja L. S., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje është grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Newsbomb ju sjell pamjet nga vendngjarja:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010384082794189
array(1) { ["section"]=> string(158) "cifti-nga-tirana-udhetonte-drejt-jugut-makina-del-nga-rruga-dhe-permbyset-23-vjecarja-dergohet-me-urgjence-ne-spitalin-e-lushnjes-video-nga-vendngjarja-216685" }