Çifti puthet në mënyrë romantike pasi vranë luanin, masakrohen në rrjetet sociale (NGJARJA NË AFRIKË)

Publikuar tek: bota, më 11:25 15-07-2019 Çifti puthet në mënyrë romantike pasi vranë luanin, masakrohen në rrjetet sociale (NGJARJA NË AFRIKË)

Darren dhe Carolyn Carter kanë festuar vrasjen e luanit sudafrikan duke dashur ta kthejnë në një cast të pavdekshëm këtë moment me një puthje romantike, të ulur në gjunjë pas trupit të luanit. Cifti nga Kanadaja dhe në profesion balsamues, nuk u lodh shumë për ta kapur. Kafsha e gjore nuk jetonte në liri në xhungël por në robëri.

Bashkëshortët mbërritën në Afrikë duke rezervuar me kompaninë locale Legelela Safari, përgjegjës për publikimin e fotos në facebook, e mbuluar me fyerje, por që fshiheshin nga administratorët. Me vonë u hoq edhe vetë foto e puthjes. Postimi shkruante: Punë e vështirë nën diellin e Kalaharit, u bë mirë. Një luan I frikshëm”.

Linda Park, menaxhere e shoqatës së Afrikës së Jugut “Lion 4 Voice”, konfirmoi se luani I vrare mbeti në një hapësirë të rrethuar. Eduardo Goncalves i fushatës së Trojeve të Ban Trophy Hunting, një iniciativë për të shfuqizuar trofeun e gjuetisë thotë: “Ajo duket si një kafshë e zbutur, e edukuar për qëllimin e vetëm për tu bërë objekt I një selfie të neveritshëm. Ky cift duhet të turpërohet”.

Ndërkohë nëse kafsha do të ishte në xhungël do të kishte shumë shenja të tjera në trup që janë aktivitet I përditshëm I një luani: të mbrojë territorin, të japë goditjen përfundimtare të presë së vet, të zihet me meshkujt e tjerë, madje edhe me femrat. Ndërkohë që luani në foto nuk ka asnjë shenjë në trup.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013668060302734
array(1) { ["section"]=> string(105) "cifti-puthet-ne-menyre-romantike-pasi-vrane-luanin-masakrohen-ne-rrjetet-sociale-ngjarja-ne-afrike-172248" }