Çifti Torra në Pogradec u vra për para? Zbulohet e vërteta rreth tyre

Publikuar tek: aktualitet, më 11:16 01-03-2017 Çifti Torra në Pogradec u vra për para? Zbulohet e vërteta rreth tyre

Ditën e sotme qarkulluan lajme se pas krimit të dyfishte që ndodhi pak ditë më parë në fshatin Velçan të Pogradecit, ku burrë e grua u gjetën të vdekur fshihej një person i tretë, i afërm i familjes.

Po ashtu, thuhej se i afërmi i tyre i kishte vrarë për tu marrë një shumë parashë, që u kishte dërguar i ati i Erzen Torrës nga SHBA.

Burime nga policia bëjnë me dije për newsbomb.al se Fatbardha ka goditur me një dru pas koke Erzenin dhe më tej është vetëhelmuar. Mësohet se 23 vjeçarja ka komsumuar helm miu të cilin e ka gjetur në haurin e bagëtive, ndërsa kjo sasi ishte vendosur atje nga vetë vëllai i Erzenit. I riu vetë ka pohuar përballë grupit hetimor se ai e ka blerë pasi vazhdimisht e përdornin për minjtë në katet e poshtme të banesës.

Ndërkohë, për grupin hetimor dinamika e ngjarjes është e zbardhur ndërsa i vetmi mister mbetet shkaku.

Mësohet se tre ditë para vrasjes, Erzeni në gjendje të dehur sipas grupit të hetimit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.  

Lexo edhe: Krimi i dyfishtë në Pogradec, Policia: Çifti Torra u vra nga një i afërm i tyre për para 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata vendos ‘burg pa afat’ për drejtorin e shkollës në Kuçovë, familjarët: Sajesë nga ata që duan t’i zënë vendin
“29 armë zjarri, 4.478 fishekë, 82 granata” vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve në të gjithë vendin (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.011229991912842
array(1) { ["section"]=> string(74) "cifti-torra-ne-pogradec-u-vra-per-para-zbulohet-e-verteta-rreth-tyre-70349" }