Çifti u gjet i vdekur në haur, rrëfehet vëllai i viktimës: Ja mesazhi që më dërgoi dhe ç'kishte bërë kunata me fëmijët

Publikuar tek: aktualitet, më 09:21 19-02-2017 Çifti u gjet i vdekur në haur, rrëfehet vëllai i viktimës: Ja mesazhi që më dërgoi dhe ç'kishte bërë kunata me fëmijët

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur dje në një fshat të Pogradecit ku burrë e grua janë gjetur pa jetë në një kasolle në afërsi të shtëpisë së tyre.

Erzen e Fatbardha Torra, 26 vjeç dhe 23 vjeçe,  dyshohet se janë konfliktuar dhe goditur fizikisht me njëri tjetrin. Të dy janë prindër të dy fëmijëve, një vajze 3 vjeçe dhe një djali 9 muajsh. 

Më pas konflikti ka vijuar edhe jashtë banesës, konkretisht në haur (pronë e tyre) ku shtetasja Fatbardha Torra dyshohet të ketë goditur në kokë, me mjet të fortë (dru) bashkëshortin e saj, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Pas këtij veprimi, 23-vjeçarja dyshohet të ketë konsumuar helm dhe për pasojë ka gjetur vdekjen edhe kjo e fundit.

Vëllai i Erzen Torrës, Auresti, ka treguar për “Panorama” momentet e tmerrit ku i gjeti të pajetë vëllain dhe kunatën, mezazhin e të vëllait si dhe ku ndodheshin fëmijët.

Si e zbuluat ngjarjen, ku vëllai juaj dhe bashkëshortja e tij kishin ndërruar jetë?

Kisha dalë dje (e premte) në fshat me disa shokë dhe sapo iu afrova shtëpisë, rreth orës 18:10, më erdhi një mesazh në telefon nga numri i Erzenit: “Hajde na merr te toka”, më shkruante dhe unë u nisa menjëherë.

Tokën e kemi rreth dy orë larg, ndaj sapo lexova mesazhin u nisa direkt. Kur arrita atje, nuk i gjeta dhe mendova që mund të ishim shkëmbyer rrugës.

As e mendova që mund të kishte ndodhur diçka e tillë. Shkova menjëherë në shtëpi dhe nisa t’i kërkoj. Nipi im që është 9 muajsh ishte në krevatin e tij në gjumë. Ndërsa ata dhe mbesa 3 vjeçe, nuk ishin në shtëpi.

Ku ndodheshin trupat e pajetë të tyre?

Dola jashtë dhe nisa t’i kërkoj. U thirra në emër dhe po shikoja sa andej­këtej. Ishte errësirë dhe shkova të kontrolloj një herë te hauri i lopës. Sa hapa derën, u tmerrova.

 Pashë tim vëlla të mbuluar në gjak dhe pak më tej ishte edhe nusja e tij e pajetë. Ishte diçka që më shokoi, nuk po u besoja syve. Iu afrova tim vëllai, por e pashë që ai nuk kishte shenja jete. Fillimisht mendova se mos kunata ime kishte humbur ndjenjat, por kuptova që edhe ajo ishte e vdekur.

Po vajza 3 vjeçe, ku ndodhej?

Dola jashtë, kërkova ndihmë te komshinjtë si fillim dhe lajmëruam policinë. Në atë kohë mora vesh që vajza ishte te komshinjtë. E kishte lënë kunata ime, Fatbardha, atje.

Pse mendoni se ka ndodhur ngjarja? Kishin konflikte në çift ata?

Jo, shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin. Unë jetoja me ta sepse prindërit kanë shkuar me lotari në Amerikë. Nuk kishim probleme. Si çdo çift ndodhte që të mos ishin dakord për diçka, por asgjë që të çonte deri në një ngjarje të tillë.

Po nga ana ekonomike kishit vështirësi?

Jo, përkundrazi. Vërtet ky është një fshat i varfër, por Erzeni kishte traktorin dhe punonte shumë. Kjo na sillte të ardhura, ndërsa kunata ime merrej me punët e shtëpisë, kujdesej për fëmijët dhe kur kishte punë te toka jonë ndihmonte me sa mundej.

A mendoni se kjo ngjarje mund të ketë autor dikë tjetër?

Jo, nuk kemi pasur asnjë konflikt me askënd dhe nuk mendoj se mund të ketë autorë të tjerë. E theksoj se ne si familje kemi shkuar mirë me të gjithë dhe asnjëherë nuk kemi pasur probleme me ndokënd. Nuk di se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre, nuk gjej dot një shkak.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha në çadër me protestuesit, bën gjestin e papritur me policët (VIDEO)
Mbani çadrën me vete dhe vishuni trashë, priten reshje dëbore »
Article Logic
Execution time: 0.011960983276367
array(1) { ["section"]=> string(122) "cifti-u-gjet-i-vdekur-ne-haur-rrefehet-vellai-i-viktimes-ja-mesazhi-qe-me-dergoi-dhe-c-kishte-bere-kunata-me-femijet-69198" }