Cigarja që shpëtoi “Stresin” nga biruca

Publikuar tek: aktualitet, më 21:39 06-02-2015 Cigarja që shpëtoi “Stresin” nga biruca

Më lini të pi një cigare përpara se të më izoloni. Në këtë mënyrë këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka gënjyer efektivët e policisë, duke u arratisur më pas nga dritarja e komisariatit Nr.3 në Tiranë.

Gjatë një interviste me Skype në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Stresi ka deklaruar se gjatë kohës që është ndaluar nga policia nuk ka pasur drejtimin e makinës dhe se në testin e alkoolit ka rezultuar i pastër.

Stresi e ka konsideruar këtë veprim të policisë si diskriminim ndaj figurës së tij dhe ka mohuar në mënyrë kategorike që kryeministri Edi Rama apo ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të kenë lidhje me këtë ngjarje.

Duke folur për momentin e arratisjes, Stresi ka thënë se policët i kishin kërkuar që të hiqte rripin e pantallonave dhe lidhëset e këpucëve, për ta izoluar më pas në birucë. Në atë moment Stresi ka kërkuar të pijë një cigare dhe duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së efektive është arratisur nga komisariati.

Ndërkohë që Lushaj ka pohuar se i është aprovuar azili politik në vendin ku ndodhet, ndërsa ka theksuar se nuk ka ndërmend të kthehet në Shqipëri pa u sqaruar më parë çështja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Greva e linjave urbane, Bashkia: Kushte lehtësuese, jo rritje të çmimit të biletës
I kërkonte 5 milionë lekë tregtarit, arrestohet 39-vjeçari në Durrës »
Article Logic
Execution time: 0.012689113616943
array(1) { ["section"]=> string(42) "cigarja-qe-shpetoi-stresin-nga-biruca-2595" }