Sokol Cikalleshi ka kaluar kontrollet mjekësore te Istanbul Basaksehir. Sulmuesi shqiptar pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare me ekipin e Superligës së Turqisë që do të marrë pjesë në turin e tretë kualifikues të Europa Legaue.
Për ta marrë nga RNK Split-i janë paguar gati 2 milionë euro. Skuadra kroate para 1 viti e ka paguar vetëm 100 mijë euro kur e transferoi nga Kukësi. Sezonin e kaluar Sokol Cikalleshi ka shënur 13 gola me fanelën e RNK Split-i, transmeton "Sportal".