Tronditet çiklizmi në Itali. Michele Scarponi 37- vjeçari , pjesëtar i ekipit Astana ka humbur jetën në një aksident rrugor.
Mëngjesin e sotëm në një qyteze pranë Ankonas ai kishte zbritur në rrugë për tu stërvitur. Çiklisti është përplasur nga një kamion.
Scarponi po përgatitej për një aventurë të re me skuadrën e tij, të cilën do ta përfaqësonte edhe si kapiten. Çiklistët i kishin vënë nofkën “Shqiponja”, pas aftësive të treguara në segmentet malore gjatë garave të zhvilluara për Tour of the Alpspasi, ku kishte fituar etapën e parë.