Cikloni godet Afrikën e Jugut, 150 të vdekur (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 08:12 17-03-2019 Cikloni godet Afrikën e Jugut, 150 të vdekur (VIDEO)

Mozambiku, Zimbaveja dhe Malaëi në Afrikë janë goditur nga një ciklon i fuqishëm që ka shkaktuar 150 viktima dhe qindra të zhdukur.

Mediat e huaja raportojnë se në zonat rurale më të varfra mijëra njerëz janë izoluar për shkak të rrugëve që kanë dalë jashtë përdorimit.

Më shumë se 1 milion njerëz janë goditur nga ky ciklon në tre vende të Afrikës Jugore, sipas të dhënave të OKB’së dhe burimeve qeveritare zyrtare. Qendra më e madhe e dëmtuar është qyteti portual i Beiras, ku është mbyllur edhe aeroporti, nuk ka energji elektrike dhe shumë shtëpi rezultojnë të shkatërruara.

Prej të premtes cikloni tropikal shkaktoi përmbytje edhe në jug të Malaëi dhe në disa zona të Zimbabëe.

Shirat e furishëm kanë shkatërruar shumë ndërtesa, rrugë, porte dhe qeveria e Malaëi dhe e Mozambikut ka shpallur gjendjen e emergjencës duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare.

Cikloni Idai ka goditur shtetet afrikane me erëra që arrijnë deri në 225 km/orë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020246982574463
array(1) { ["section"]=> string(56) "cikloni-godet-afriken-e-jugut-150-te-vdekur-video-156747" }