Cikloni i fuqishëm sjell rrebeshë shiu dhe breshëri, si do jetë moti sot në vend

Publikuar tek: aktualitet, më 06:12 18-09-2020 Cikloni i fuqishëm sjell rrebeshë shiu dhe breshëri, si do jetë moti sot në vend Ilustruese

Gradualisht me kalimin e orëve cikloni mesdhetar (Medicane) po i afrohet brigjeve perëndimore të Greqisë, ciklon i cili në shtetin fqinj pritet të sjellë rrebeshe intensive shiu dhe breshëri si dhe stuhi ere.

Për fatin tonë të mirë vendi ynë do të preket nga periferia e aktivitetit të këtij cikloni, duke sjell mbi vendin tonë në orët e pasdites reshje shiu kryesisht në jug të vendit.

Dita e Premte (gjatë orëve të para të 24-orëshit) nis me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në zonën e jugore, sipas meteoalb.

Për tu theksuar është fakti se nesër pritet të ketë erë intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/s, por hera herës era fiton intensitet deri në 15-25m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre si dhe zonat luginore të vendit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011358022689819
array(1) { ["section"]=> string(86) "cikloni-i-fuqishem-sjell-rrebeshe-shiu-dhe-bresheri-si-do-jete-moti-sot-ne-vend-220763" }