Cikloni Pam, përbindëshi që “përpiu” ishujt Vanuatu

Publikuar tek: bota, më 10:08 16-03-2015 Cikloni Pam, përbindëshi që “përpiu” ishujt Vanuatu Cikloni Pam

Cikloni Pam në ishujt Vanuatu është konsideruar një “përbindësh” i madh. Autoritetet raportojnë për tetë viktima, shumë të plagosur dhe dëme shumë të mëdha material, deri në kufijtë e katastrofës. 

Sot kanë mbërritur ndihmat e para për banorët e prekur nga Cikloni. Avionë me sendet e nevojshme kanë mbërritur nga Australia, Zelanda e Re dhe vende të tjera. Ndërkaq, Britania e Madhe, Franca, dhe Bashkimi Evropian kanë premtuar ndihmë për ishujt Vanuatu.

Autoritetet ajrore kanë publikuar disa video, në të cilat duken shumë shtëpi të përmbytura tërësisht. Cikloni PAM ka shkatërruar gjithashtu shumicën e banesave në kryeqytetin Port Vila, përfshirë shkolla dhe klinika e spitale.

Vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 267.000 rezidentëve  të shpërndarë në 65 ishuj. Aeroporti ka pezulluar fluturimet, përvec atyre që do të sjellin ndihmat për të përballuar fatkeqësinë e madhe natyrore. Dyqane e biznese kanë mbyllur dyert si pasojë e dëmeve dhe përmbytjeve, ndërkohë që prioriotet për momentin është strehimi i banorëve , ushqimi për ta dhe uji i pa ndotur.

Në 15.30 minuta, cikloni Pam ka shkatërruar totalisht sipërfaqe të mëdha në vend me erëra që arritën  deri në 340 kilometra në orë. Zëdhënësja e UNICEF-it, Elis Klements, e përshkroi ciklonin si 30 minuta terrori, ndërsa presidenti i vendit, Bolduin Londsdejl, i cili ndodhej në Japoni, bëri apel për mbështetje ndërkombëtare. Cikloni Pam është më i rëndi që ka goditur ishullin e Paqësorit që prej vitit 1987 .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074629783630371
array(1) { ["section"]=> string(53) "cikloni-pam-perbindeshi-qe-perpiu-ishujt-vanuatu-6013" }