Cila është e vërteta e alienit “Atacama”?

Publikuar tek: bota, më 00:11 21-06-2015 Cila është e vërteta e alienit “Atacama”? Skeleti \"Ata\"

Në vitin 2003 arkeologët bënë një zbulim tepër misterioz në shkretëtirën “Atacama” të Kilit. Një skelet i vogël që ngjante si njeri por me mjaft tipare që i bënë shkencëtarët të mendohen.

Më pas fotografitë u përhapën në internet dhe për publikun kishte vetëm një shpjegim, krijesa e vogël ishte një alien.

Skeleti është vetëm 15 cm i gjatë. Shumë spekulime thonë se është një fetus, apo një lindje e parakohshme ndërsa të tjerë mendonin se e gjithë historia ishte një mashtrim.

Analizat e shkencëtarëve për të përcaktuar nëse skeleti ishte njerëzor apo jo, ngjallën dyshime të reja. Ndryshe nga njerëzit, skeleti kishte vetëm 10 brinjë, forma e kafkës ishte konike si dhe deformime të tjera, e çuan shumë larg idenë e të qënit njerëzor.

Por pasi skeleti u bë publik në vitin 2012, shkencëtarët patën mundësinë ta studiojnë atë me anë të rrezeve X,. Sot, për ta nuk ka dyshim se skeleti është njerëzor. E megjithatë sërish kishte kundërshutues. Rreth 9% e ADN-së nuk përputhej me atë të gjenomit njerëzor. Ndërsa rezultatet e tjera treguan se nëna e skeletit me pseudonimin “Ata” ishte një vendase nga qytetërimi i hershëm kilian.

Sipas shkencëtarëve ekziston mundësia që “Ata” të ketë vuajtur nga një sëmundje ekstreme e zhvillimit të ngadaltë ose fetusi ka vuajtur nga sëmundja ekstreme e plakjes së parakohshme.

Studimet mbi misterin e skeletit të mumifikuar “Ata” vazhdojnë edhe sot. Rezultate të tjera do të publikohen në Revistën Shkencore Amerikane.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012553930282593
array(1) { ["section"]=> string(44) "cila-eshte-e-verteta-e-alienit-atacama-14149" }